Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për ish-kryeministrin!

11 Korrik 2024, 11:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme procesi për liderin e opozitës, Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dymujor. 

Seanca e radhës u caktua në datën 19 korrik.

SPAK ka marrë edhe 3 muaj kohë, deri në 2 tetor, për të zgjatur afatet e hetimit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamabër Malltezi të dyshuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që më pas u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë.

Berisha i kërkon aktet për informacionet dymujore pa pagesë.

Njoftimi:

Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Video