FOTO / Rama në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë, kryeministri dhe bashkëshortja shfaqen krah çiftit Zelensky

11 July 2024, 14:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / Rama në darkën shtetërore të Shtëpisë
Darka shtetërore e presidentit të SHBA

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda, kanë marrë pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, ku ndodhen në një vizitë zyrtare në kuadër të samitit të vendeve anëtare të NATO-s.

Rama ka shpërndarë fotografitë nga ky event, teksa shfaqet me bashkëshorten e tij krah liderëve botërorë pjesëmarrës në këtë event, duke realizuar fotografinë e përbashkët në shkallët e Shtëpisë së Bardhë.

“Shtëpia e Bardhë - Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s”, shkruan Rama.

Megjithëse jo anëtarë të NATO-s, i pranishëm në këtë event ka qenë edhe presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky me bashkëshorten e tij. Një nga temat kryesore të NATO-s ishte pikërisht mbështetja e vendeve anëtare ndaj Ukrainës që po përballet me pushtimin rus.



Video