Nën hetim nga SPAK, Pjerin Ndreu sqaron publikun: PD-së i vriten sytë nga zhvillimi

11 Korrik 2024, 12:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar një ditë pasi u thirr në SPAK ku mësoi se është nën hetim për “shpërdorim detyre” pas kallëzimit të Partisë Demokratike.

Ndreu thotë në një postim në rrjetet sociale se nuk ka bërë asnjë shkelje, asnjë përfitim apo dëm ekonomik, por sulmon PD-në duke thënë se atyre “u vriten sytë nga zhvillimi”.

Ndreu u kallëzua për prokurimin e një rruge pa miratimin e ARRSH-së dhe brenda afateve të fushatës zgjedhore.

Reagimi i plotë i Ndreut:

Sqarim publik për miqtë që janë në merak, armiqtë politikë që janë në qejf dhe interpretuesit sipas  fantazisë!

Thirrja ime në SPAK është vepër e PD Lezhë që ju vret sytë çdo zhvillim! Për këtë arsye se ngrenë kokën e skanë për ta ngritë! Këta përfitimin e sigurisë së jetës për qytetarët se kanë asgja para një pretendimi banal procedure! Që mua në fakt smë ngarkon fare me përgjegjësi!  Kështu që mos të ekzaltohen kot! Do vazhdojmë zhvillimim vrullshëm se nuk mund të punojmë 2 vite dhe të pushojmë 2 të tjera se ka zgjedhje! Është absurde kjo!

Punët publike nuk ndalen! Por këto sjanë mësuar me punë e skanë faj! Merr vota e mbjell mjerim! Sa vota ju ka dhënë Lezha skishte nevojë me diskutu trotuare e rrugë sot! 30 vite rrush e kumbulla! Skanë moral me thënë pse nuk punuan dhe o burra në SPAK!

Miqve ju them se ska asnjë arsye me u ba merak! Ska asnjë fajësi askund, as përfitim as dëm ekonomik! Ndërsa për të tjerët, fantazia pa lekë është mund të vazhdojnë!

Vazhdojmë punën me intensitet! Së shpejti fillon revolucion me investime, që Lezha as se ka imagjiniar kurrë! Këta të PD do vuajnë nga zhvillimi, nuk i ndihmojme dot!

Video