Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuetse për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë.
Bardhi e sulmon Kreun e Shtetit duke e quajtur si “kllouni në Presidencë“, i cili sipas tij "u diskreditua sot në sytë e opinionit publik".
Sipas tij, Begaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas këtij vendimi, duke e cilësuar dekretin e tij për zgjedhjet si "shkeljen më të rëndë të Kushtetutës që është nga një President në këto 35 vite".
“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi.