Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Akt i një rëndësie të madhe!

9 Tetor 2025, 15:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë më 9 Nëntor, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj.

“Sot Kushtetuesja mori një vendim të cilin e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetuesës së vendit”, tha Berisha.

Ai u shpreh se gjykatësit, sipas tij, “mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, horrat e shtetit”.

Sali Berisha: U prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi qytetarët e Tiranës në të gjitha shtresat. Sot Kushtetuesja mori një vendim të cilin e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetuesës së vendit, kushtetuetshmërisë së rendit.

Përshëndes vendimin e gjykatësve të cilët mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, nga horrat e shtetit.


Video