Kushtetuesja pezulloi dekretin, PS mesazh strukturave të vijojnë me fushatën: Nuk preken zgjedhjet e 9 nëntorit

9 Tetor 2025, 16:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama, Ogerta Manastirliu

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Partia Socialiste u ka shpërndarë një mesazh të brendshëm degëve të saj në kryeqytet, duke i udhëzuar të vijojnë përgatitjet për fushatën.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.

Ky komunikim vjen në një moment pasigurie politike, pas vendimit të Gjykatës për pezullimin e dekretit presidencial, që lidhet me kërkesën e Erion Veliajt për vlerësimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij si kryetar bashkie.


Video