PD kërkoi përjashtimin me dy muaj për ofendimin e Albana Vokshit, Balla" "shpëtohet" nga Sekretariati i Etikës

9 Mars 2026, 15:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sekretariati i Etikës në Kuvend nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla, pas debatit he fyerjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës së fundit plenare.

Opozita kishte kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për 60 ditë, pasi ai i është drejtuar Vokshit me një koment ofendues, duke i thënë se “e ka numrin 0900”. Megjithatë, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj tij.

Ndërkohë, për të njëjtën çështje Sekretariati ka vepruar me dy standarte, pasi pezulloi dy deputetët e PD, Gazment Bardhi e Klevis Balliu, me nga 10 ditë.


Video