Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ai megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht mendimit të tij personal, nuk ka ndërmend të bëjë avokatin e saj dhe të shkelë vijën e kuqe e cila garanton pavarësinë e drejtësisë.
Edi Rama: Nuk kam ndërmend t’ju them edhe ju që e njihni më mirë se të tjerët se është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi ca më shumë e ca më pak e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë dhe do t’i dalë e vetja.
Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel vijën e kuqe dhe që vlen për të gjithë njësoj duke e marrë në mbrojtje nga drejtësia, sepse i takojnë ekskluzivisht avokatit, prokurorit, gjykatësit, jam apo jo unë dakord me ta.
Nuk ka ndërmend as që në një moment si ky t’i lë pa përmendur transformimin e madh në sektorët që ka ndjekur çdo ditë.