PS merr sot vendimin për Ballukun, Rama: Në 10.00 do të jemi live

9 Mars 2026, 08:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë sot mbledhjen për leximin e raportit të 5 anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për kufizimin e lirisë së ish zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sikurse njofton edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, mbledhja do të nisë në orën 10:00

“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në X.


Video