PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve për Korçën

27 May 2025, 10:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve për Korçën
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka depozituar pranë KQZ kërkesë ankimore për të kundërshtuar vendimin e Komisionerit për miratimin e tabelave përmbledhëse me rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës, pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë zonë zgjedhore si dhe përsëritjen e tyre në këtë qark.

Kjo është kërkesa e tretë ankimore pas asaj të dorëzuar për Qarkun e Kukësit në datën 23 maj dhe Beratit në 26 maj.

Në qarkun e Korçës, PD-ASHM kanë siguruar 4 mandate, teksa Partia Socialiste kryeson me 6 mandate.

Koalicioni opozitar, siç pohoi dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të ndjekë këtë praktikë për të 12 qarqet.


Video