“Opozita, pulë qorre”, Rama: Na u desh muajt e fundit të merremi me “uturakun madhështor”!

26 May 2025, 19:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Opozita, pulë qorre”, Rama: Na u desh muajt e fundit të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyllur të zgjedhjeve të 11 majit në një takim në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Rama në fjalën e tij nuk la pa ironizuar edhe opozitën dhe Partinë Demokratike, që e krahasoi me një pulë qorre e cila ndodhet në krahun e një plaku tiranik (Berisha).

Më tej, Rama tha se PS mori votat e veta, ndërsa PD-së i mungojnë 200 mijë vota.

Kryeministri shtoi se tani nuk është më koha të merren me ta si në kohën e fushatës por të shohin punët e mandatit të katërt.

Rama: Kjo nuk ka për të ndryshuar por do përkeqësohet deri kur të ndryshojë mendësia e të bërit opozitën dhe e të bërit lajmi dhe debat në media. Sa kohë opozita do jetë e kapur si pulë qorre në krahun e një plaku tiranik ky vend nuk do ketë opozitë sfiduese për ne. Por vetëm një kënete zhgënjyese dhe për ndjekësit e saj që shumë qëndruan në shtëpi më 11 maj.

Ne votat tona kemi marrë, ndërkohë që 200 mijë që mungojnë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të vetëngushëllohen në drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt do thoshte kanë vdekur. Këta të tjerët i bien më gjatë, thonë i kemi blerë ne. Matematika nuk del përsëri.

Kjo katandisje e asaj që lindi si parti e rinisë shqiptare që sot është bërë uturaku iu një 80 vjeçari pa shpresë, non grata. Nuk është zgjedhja jona, as problemi ynë. Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor që e bëra vetëm nga halli. Por tani ti lëmë në llucën ku llokoçiten  prej 12 vjetësh ku do vazhdojnë poshtë e më poshtë. Nuk duhet të humbasin energji dhe kohë me ta.


Video