A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet!

26 May 2025, 13:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është greva e urisë variant i PD? Berisha: Asgjë nuk
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, Berisha tha se greva e urisë nuk përjashtohet dhe se do bindë shqiptarët që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë.

“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant.

Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë”-ishte përgjigja e Berishës.


Video