
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë detaje për financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia. Sipas tij, në vitin 2018, ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të gazetës Mother Jones për financimit me para ruse të Nick Muzin që të lobojë për Bashën dhe PD.
Berisha akuzon Bashën se nga informacionet që ka, një pjesë të madhe të pagesave që ish-kryetari i PD ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka dhe fondet e PD.
“Në vitin 2018, ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të gazetës Mother Jones për financimit me para ruse të Nick Muzin që të lobojë për Bashën dhe PD. Në dosje, përvec artikullit dhe fletës se Nick Muzin ishte regjistruar si lobist i Bashës, nuk kishte asnjë dokument tjetër për këtë aferë.
Basha, i pyetur nga unë se çfarë qëndron më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin janë mbledhur në përputhje me rregullat dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë. Midis artikullit të gazetës dhe deklaratën e Bashës, kam besuar variantin e këtij të fundit.
Më vonë jam vënë në dijeni se mbahej peng me dosjen Muzin dhe cështjas ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agacit ku prokuroi nuk bëri rekurs të çështjes në Gjykatën e Lartë. Këtë e kam denoncuar nga foltorja në foltore. Më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë.
Pas këtij informacioneve, mendoja se burimi i parave mund të ishte rus. Me 14 prill 2022, kam denoncuar para jush në Parlament financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes ruse nga Edi Rama. Rikthimi i kësaj çështje duke iu referuar zyrtarëve të lartë provon atë që kam denoncuar dhjetëra herë se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë urgjentisht përgjigje për burimin e parave.
Nga informacionet që kam, një pjesë të madhe të pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka dhe fondet e PD. Për këtë arsye, përgjegjësia është indivudale e Bashës, natyrisht për aq sa përfaqëson ai dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Nga kjo aferë e ish kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një Komision auditi për të bërë transparencën e plotë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me fondet ruse. Garantoj shqiptarët se PD ka qenë dhe është e do mbetet parti e interesit kombëtar”, tha Berisha.