Përfaqësuesi i lartë i BE telefonon Ramën pas sulmeve kibernetike

15 September 2022, 22:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfaqësuesi i lartë i BE telefonon Ramën pas sulmeve
Flamuri shqiptar dhe i BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian bën të ditur se në fokus të bisedës me kreun e qeverisë ishin sulmet kibernetike që prekën vendin disa ditë më parë. Borrell thotë se këto sulme janë kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë. Ai shton se përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike,” thekson zyrtari i BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i BE telefonon Ramën pas sulmeve


Video