Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe aleatët e tyre do të zhvillojnë sot një protestë kombëtare që zhvillohet para Kryeministrisë. Vetë Edi Rama nuk do të jetë në zyrë, pasi kthehet në mbrëmje nga Parisi, ku ishte për të marrë pjesë në Samitin e Paqes.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë bërë gati për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndërsa nuk mungojnë edhe pajisjet për hedhjen e gazit lotsjellës. Gjithashtu forca policie janë vendosur brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë.
Rreth 1200 efektivë janë mobilizuar për këtë protestë, ndërsa kanë mbërritur Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga qytete të ndryshme të vendit.
Forcat Speciale RENA janë vendosur në tarracat e godinave për të monitoruar elementët e dyshimtë që mund të kryejnë veprime të paligjshme.
Protesta nis rreth orës 16:00, por prej orës 15:00 janë bllokuar disa rrugë në kryeqytet.
“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Sheshi “Nënë Tereza”
Rruga “Ismail Qemali”
Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Bulevardi “Zhan D’Ark”
Bulevardi “Bajram Curri”
Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”