“Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë s'do e kishim përballuar pandeminë”/ Rama në Francë: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan

11 November 2022, 19:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë s'do e kishim
Edi Rama

Po mbahet sot Forumi i Paqes në Paris ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në nisje të fjalimit të tij, kryeministri shqiptar nuk nguroi të bënte një batutë me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Jeni kurajoz që të vendosni kufi kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika dhe Ballkani. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë. Ju heq kapelen për këtë”, tha Rama.

Më tej, kreu i Qeverisë shqiptare ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të shkaktojë probleme në Ballkan, teksa u ndal të çështja e Kosovës dhe Serbisë duke thënë se është ende pazgjidhur paqja përfundimtare mes këtyre dy shteteve.

Gjithashtu, Rama u shpreh se pa ndihmën e Kinës, Rusisë dhe Tuqisë nuk mund të ishte përballuar vala e parë e Covid-19, duke kërkuar mobilizim më të plotë në të ardhmen.

“Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë të shquar këtu dua të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë. Por është e rëndësishme në këtë kohë kur ne reagojmë ndaj tragjedive të mëdha. Lidhet me idenë e komunitetit politik europian që u rihodh në tryezë nga Macron por nuk është diçka tërësisht e re. Është një ide me rrënjë në Francë. Kjo është për të thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të pasur paqe. Projekti nuk shkoi shumë mirë por vazhdoi të ripërsëriste veten si vizion.

Më pas patëm Bashkimin Europian e me radhë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim nga mikpritësi ynë shumë vende menduan se ishin për t’i shpëtuar thirrjes për të zgjeruar Bashkimin Europian. Sa më shumë kohë kalon provohet se kjo është një ide e shkëlqyer. E pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta. Pasi përjetuam pandeminë që na dëshmoi që mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë distancë. Mund të shkaktojë tragjedi ndasish mes të pasurve dhe më të varfërve.

E pamë BE të sillej si një federatë vendesh të pasura dhe egoiste që të përballur me frikën nga vdekja ikën prej përgjegjësive për të ndarë vaksina me të tjerët. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë me BE-në. Çfarë ndodhi. Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do i kishim mbijetuar valës së parë të pandemisë. Vaskinat nuk erdhën nga BE por nga këto vende. Kjo ka nisur dhe kam shumë shpresë se kjo do na çojë më tej dhe do ketë mënyrën e duhur për t’i artikuluar. Dua ta përmbyll duke thënë se ne gjendemi përballë një paradoksi të dhimbshëm sepse na duhet të përballemi me krizë ushqimore, terrorizëm, emigracion dhe lufta që nuk na lejojnë të përballemi me të parat.

Gjetja e një ekuilibri mes të dyjave është e rëndësishme. Ballkani deri më tani ia ka dalë të qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Nëse flasim për komunitetin politik europian e dimë shumë mirë që në Ballkan Rusi ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike. Kemi çështjen e paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Vendet tona veprojnë njësoj në Kombet e  Bashkuara. Pra dua të them se jemi në drejtimin e duhur. Nuk është e lehtë është shumë e dhimbshme”, tha Rama.


Video