Takim sekret me Berishën? Reagim "urgjent" i Alibeajt: Fantazi e disa analistëve

11 November 2022, 16:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takim sekret me Berishën? Reagim "urgjent" i Alibeajt: Fantazi e
Berisha dhe Alibeaj

Deputeti i PD-së, Enekelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së analistit Artur Zheji se ai është takuar tre ditë më parë liderin demokrat Sali Berisha por nuk kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët për t'u bashkuar para zgjedhjeve të 14 Majit.

Alibeaj thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe e quan si një "fantazi" të analistëve. Ai shpreht se çështjet thelbësore nuk zgjidhen me prapaskena dhe takime sekrete por me përballje me të vërtetën.

“Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.

I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin”, ka deklaruar Alibeaj.

 


Video