Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pasi PD e drejtuar në Gjykatën Kushtetuese projektin 2 miliardë dollarësh të portit të Durrësit.
Në një postim në Twitter, Bardhi e quan idiotësi juridike këtë akt, pasi sipas tij, një marrëveshje e ratifikuar nga Kuvendi, nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues.
Ai i kërkon grupit të Berishës që të bëjnë opozitë reale dhe mos tallen me shqiptarët. Bardhi shton më tej se afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet, sapo të miratohet nga Kuvendi.
Reagimi i plotë:
Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?
Keqardhje për çdo deputet që është betuar mbi Kushtetutë dhe nënshkruan idiotësi juridike&tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!
Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament.

