‘Open Balkan’, sot pritet të firmoset marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve (axhenda)

2 September 2022, 08:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Open Balkan’, sot pritet të firmoset marrëveshja për
Liderët në Open Balkan

Ditën e sotme do të mbahet Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia.

Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve.

Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të Open Balkan, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin.

Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia. Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.

Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës që është titulluar "Vizioni i Verës" që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. 250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë në Panairin 4-ditor, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria.

AXHENDA

09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

 Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë  

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve


Video