
Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me as...
22 Mars, 18:50Fokus
Mbëmjen e djeshme pas përfundimit të protestës, Shkëlzen Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, janë përplasur me një efektiv policie civil menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.
Video e publikuar nga a2:
Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar.