Detaji pikant: Pse Erdogan u habit me Ramën kur zbriti nga makina

20 February 2024, 20:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaji pikant: Pse Erdogan u habit me Ramën kur zbriti nga makina
Rama dhe Erdogan

Kryeministri Rama u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara, në vizitën e radhës së karakterit zyrtar, ku e fundit e këtij formati ishte në janar 2021.

Sapo u takuan, Erdogan shfaqi habi me faktin se Rama ishte me kostum dhe pa pallto si ai, në të ftohtin e Ankarasë.

Pasi shtrënguan duart, Erdogan iu drejtua me humor Ramës duke thënë: ‘A nuk ke ftohtë?!’

Këtë, lideri turk ia shprehu habitshëm edhe shqiptarit që mban afër si këshilltar, me rol dhe si përkthyes, Sabri Demiri, i cili dhe ai ishte vetëm me kostum si Rama.

Më pas, Erdogan e Rama parakaluan përballë togave të nderit me në sfond himnet e dy vendeve.

Më herët Rama kreu homazhet në nder të Mustafa Kemal Ataturkut në Anitkabir, ku ishin të pranishëm edhe disa ministra të kabinetit tonë qeveritar.

 


Video