Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Protesta e opozitës pritet të nisë pas pak minutash, ndërsa mbështetësit e "Rithemelimit" kanë nisur të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Tashmë ka nisur grumbullimi i protestuesve përpara selisë qendrore. Marshimi do të nisë nga selia, drejt e në bulevard.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi para protestës së opozitës, në një prononcim për gazetarët u shpreh se do të ketë pjesëmarrje masive sot.
Ai gjithashtu tha se protesta do të jetë paqësore. Leja e dhënë nga policia për mbajtjen e protestës është 4 orë.