Dosja "Gërdeci", shtyhet për në 6 mars seanca ndaj Fatmir Mediut

21 Shkurt 2024, 09:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Fatmir Mediu u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK për seancën e radhës.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre.

Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.

Video