“Nuk akuzohet për korrupsion” – Rasti i Ballukut, është edhe më i rëndë, zoti Rama

12 Mars 2026, 15:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të Ambasadës britanike dhe asaj gjermane, në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, tha se nuk kishte pse socialistët t’i hapnin rrugë arrestimit të saj, pasi ajo nuk akuzohet për korrupsion.

“Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi dhe as nga yshtja e SPAK-ut prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor,” shkruan Rama ndër të tjera, në përgjigjen e tij.

Në fakt, jo vetëm që akuzohet për korrupsion, pasi tenderat që ka dhënë dhe për të cilat akuzohet, janë korrupsion politik, por rasti i Ballukut është edhe më i rëndë.

Kjo, pasi sipas SPAK, ajo ka kërcënuar dëshmitarët me banda të fortësh.

Pra jo vetëm jepte tendera për oligarkët dhe biznesmenët që donte ajo, në kundërshtim me ligjin, por Balluku akuzohet se ka lidhje dhe me grupe kriminale, që akuzojnë dëshmitarët.

Jo më kot, prokurorët kanë thënë se ajo rrezikon deri në 35 vjet burg.

Në rastin e saj, korrupsioni është “lule”. Se dhe mund të të heqë qafe, nëse hap gojën dhe flet. Siç ka kërcënuar dëshmitarët e aferave të saj. (Vox News)


Video