
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ashpër Ambasadës britanike dhe asaj gjermane, pas kritikave për imunitetin e Belinda Ballukut.
Qendrimi i Ramës mund të duket i guximshëm dhe i tepëruar, nëse merret parasysh që pretendon të fusë Shqipërinë në BE.
Dhe me rastin e Ballukut, rrezikon sërish që ta ngadalësojë ndjeshëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, siç vijnë mesazhet nga Gjermania.
Po ku e gjen Edi Rama, “guximin” për të sfiduar Gjermaninë dhe Britaninë?
Përgjigjia mund të jetë Kimberly Guilfoyle.
Ambasadorja amerikane në Greqi, e njohur si një bashkëpunëtore e ngushtë e Donald Trump, është shfaqur të mërkurën në darkë në Kryeministri, ku ka pasur një takim miqësor me Ramën.
Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por “trimërimi” i Ramës duket se ka bazë amerikane.
Kjo, pasi tashmë ai ka lidhje me rrethin e ngushtë të Trump, duke nisur nga vajza, dhëndri dhe së fundmi dhe Kimberly Guilfoyle.
Dhe është fakt, që politikanët në Shqipëri, i tremben veç Amerikës, ndërsa me BE tregohen thjesht politikisht korrektë.
Në rastin e Ramës, duket se as kjo nuk po ndodh më. (Vox News)