EMRAT/ Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s, ja kush janë!

12 Mars 2026, 12:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhyl Kollçaku/ Jeta Kreka

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Jeta Krekës në detyrën e ambasadores në Shtetin e Katarit.

Po ashtu ka dekretuar dhe ish-deputetin e PS-së, Bardhyl Kollçaku në detyrën e ambasadorit të NATO-s.

Dekretet e Bajram Begajt:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.


Video