Teksa deputeti socialist po lexonte në Parlament raportin e mazhorancës për mosdhënien e auzorizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe rrëzimit të kërkesës së SPAK, ka ardhur edhe reagimi nga protesta para Kuvendit nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili ëhstë i përjashtuar nga Etika.
Teksa iu bashkua protestuesve në shesh, ai ka reaguar me jë postim në Facebook, ku vë në dukje se ish-ministri Ulsi Manja ishte në konflikt interesi me dosjen “Balluku”, pasi ishte edhe vetë pjesë e hetimeve.
Madje ai i drejtoi edhe një pyetje publike deputetit socialist, që e lidhte me një person konkret në Dibër, për përfitimin e një HEC-i.

Gazment Bardhi: Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes.

Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?.
Deputeti Gazment Bardhi është bazuar te investigimi i VoxNews me titull: "Investigimi/ Shoferi i Ministrit Ulsi Manja, ortak biznesi me dy drejtorë të Burgjeve" që mban datën 21 Dhjetor 2023.
Voxnews.al me dokumente autentike se ka publikaur mënyrën se si Ulsi Manja me lidhjet e tij farefisnore, shoqërore dhe nepotike dyshohet se ka shfrytëzuar postet që ka mbajtur në pushtet për të zaptuar jo vetëm detyrat e zyra shtetërore, por edhe për të ngritur një rrjet biznesesh me të besuarit e tij të paktën që prej vitit 2018.
Aksionet më të mëdha zotërohen nga kompania ‘Ylberi’ me 67 për qind. 20 për qind të aksioneve i zotëron Paulin Rajta, njeriu i Ulsi Manjës dhe aktualisht drejtor i Policisë së Burgjeve. 10 për qind të aksioneve ka shtetasi Musa Selami dhe më 3 për qind shtetësja, Kladjola Spahiu.

Nga themeluesit e kompanisë, vetëm Paulin Rajta zotëron ende aksione te ‘General Green Energy’. Dy aksionerët e tjerë themelues janë larguar nga kompania…të paktën zyrtarisht.

Në ekstraktin historik të QKB-së për kompaninë ‘General Green Energy’ të dhënat e fundit që janë depozituar janë të qershorit 2020, jepen detaje me transfertat e aksioneve të Blerta Abrijas dhe të Paulin Rajtës, por nuk ka asnjë të dhënë për aksionet e Flamur Ndrekës, shoferit personal të Ulsi Manjës, gjithashtu dibran si ministri i Drejtësisë.
Por, veç sipërmarrjes në fushën e energjisë së pastër, shoferi dhe patrioti i Ulsi Manjës rezulton pronar edhe në një biznes tjetër.
Ai zotëron gjysmat e aksioneve të kompanisë ‘Dibra F&P’.