Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme për situatën që, sipas tij, po përjeton vendi.
Gjithashtu tha se për të shpëtuar lëkurën e tij është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim.
Berisha: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e BE dhe më gjerë. Nuk ka sot një kryeministër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij sic është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij. Për interesat e tij, për pasuritë e tij të paligjshme po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Është i poshtëruar sepse aty ku miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr pëllumbesha Spirogjoka. Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një kryeministri. Jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarë. Do të votojmë për arrestimin e Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës. Zgjidhja është largimi i njeriut më të poshtëruar. Ai për të shpëtuar lëkurën e tij është i gatshëm të pranojë cdo lloj poshtërimi që i bëhet. Nuk e imagjinoni sesi në darkat e neveritshme që ua nxjerr ato që hanë miqve shkon dhe u përkulet miqve si legen për tu kërkuar që ti ndryshojnë mendimin.