Imuniteti i Ballukut, Rama iu kërkon deputetëve socialistë të shkojnë gati dy orë para në Kuvend: Mungesat do ndëshkohen

11 Mars 2026, 21:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30 të mëngjesit. 

Po ashtu deputetëve socialistë iu është bërë me dije se çdo mungesë e tyre në seancë do të cilësohet si shkelje e vendimit të grupit të PS. 

Nesër Partia Socialiste pritet të votojë kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.

Po ashtu opozita ka thirrur në orën 10:00 një protestë para godinës së Kuvendit, tubim që do të mbahet paralelisht me seancën plenare, që pritet të shoqërohet me tensione. 


Video