Marta Kos takon ministrin Hoxha: Shqipëria, një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

11 Mars 2026, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marta Kos dhe Ferit Hoxha

Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit.

Kos zbuloi se në diskutimet me Hoxhën, fokusi ka qenë te objektivat për sundimin e ligjit.

Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen këto objektiva në mënyrë që të ruhet ritmi në negociata.

“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit. Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, tha Kos.

Ministri Hoxha zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare. Ai e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.


Video