A është peng i Ballukut, Edi Rama?

12 Mars 2026, 15:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edi Rama nuk para shfaqet në sallën e Kuvendit.

Vitet e fundit, prezenca e tij në Parlament ka qenë një gjë e rrallë.

Por këtë të enjte, ishte një ndër të parët që u shfaq në sallë.

Arsyeja? Do votohej për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ndryshe nga kjo e fundit që nuk u paraqit, Rama qendroi gjatë gjithë kohës aty, dëgjoi fjalimin e Ulsi Manjës që mbronte Ballukun, shtypi butonin për të votuar kundër heqjes së imunitetit të saj, dhe u largua.

Tani lind pyetja, çfarë e detyroi Ramën që të paraqitej që në mëngjes në Kuvend, kur vetë Balluku nuk shkoi?

A është vërtet i kapur dhe peng i Ballukut, siç përflitet prej kohësh?

Vështirë të thuhet.

Por prania e tij e sotme në Kuvend, flet më shumë se çdo fjalë. (Vox News)


Video