PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Ambasada holandeze: Ndjekja penale efektive e korrupsionit, prioritet!

12 Mars 2026, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku/ Ambasadori holandez, Reinout Vos

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ambasada holandeze nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjithashtu thotë se një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta


Reagimi i ambasadës së Holandës në Shqipëri:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar.

Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.


Video