‘Nëse zgjidhet president është fatkeqësi’, del FOTOJA e Ramës me vajzat e Trump në Shqipëri!

26 July 2023, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Nëse zgjidhet president është fatkeqësi’, del
Ne foto: Kryeministri Rama, vajzat e ish-presidentit, Donald Trump dhe bashkëshorti i Ivanka Trump

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” është vizituar nga vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama.

Ky fakt është bërë i ditur nga muzeu Kombëtar. Ndërkohë, në foto shfaqet dhe Richard Grenell.

MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR

Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot.

Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:

“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.

Kujtojmë se në prag të zgjedhjeve ku fitoi Donaldt Tramp si president i SHBA-s, kryeministri Rama tha se zgjedhja e Tramp do qe fatkeqësi për SHBA dhe se ajo do përkeqësonte mardhëniet Tiranë Uashington. Por duket se tani ka ndryshuar mendim.



Video