PD e çoi për hetim, Bardhi: Më sollën fletërrufe, nesër do mbledh këshillin online

26 July 2023, 13:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD e çoi për hetim, Bardhi: Më sollën fletërrufe,
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit.

Ai u shpreh se afër mesnatës është njohur me një deklaratë që dilte në emër të kryesisë së partisë dhe që sipas tij ngjante me një fletërrufe të Byrosë Politike që baltoste atë vetëm sepse kishte zbatuar statutin.

“Personalisht, por dhe pjesa dërmuese e kolegëve që këtë 1 vit e gjysmë kanë qenë në betejë për t’u ndarë nga mendësia që ‘kush nuk mendon si unë është armiku im’, e kemi besuar realisht atë që kemi bërë. Zhgënjim absolut për kolegët që në fakt tjetër gjë kanë thënë në 1 vit e gjysmë dhe tjetër gjë bëjnë dhe kryejnë gjatë këtyre ditëve,” – u shpreh Bardhi.

Ai u shpreh se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si një vit e gjysmë më parë, kur Berisha ndoqi të njëjtën rrugë brenda PD-së dhe njësoj sot kur Lulzim Basha po përsërit të njëjtën sjellje si Berisha asokohe. Bardhi bëri me dije se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të mbahet nesër në 19:00 online dhe kolegët e tij janë të lirë të zgjedhin nëse duan të marrin pjesë ose jo.

Ai theksoi se caktimi i kësaj mbledhje është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm.


Video