Parlamenti: Arben Ahmetajt t'i ndalet rroga e deputetit!

24 August 2023, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parlamenti: Arben Ahmetajt t'i ndalet rroga e deputetit!
Arben Ahmetaj/ PAGA/ Kuvendi

Pas miratimit të autorizimit për arrestimin e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, parlamenti i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit socialist.

Në këtë mënyrë, ndaj Ahmetajt ndërpriten të gjitha përfitimet materiale që vijnë për shkak të detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë, ndërsa burimet konfirmojnë se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të shmangies së tij me drejtësinë.

Pjesë e përfitimeve që ndërpriten, janë telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet e banimit etj.


Video