
Video e mëposhtme është e fundit e ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj në Tiranë.
E filmuar në një nga restorantet më të njohur në Tiranë, ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj ishte në një tavolinë me Artan Gaçi burri i ministres Xhacka, por edhe me një tjetër të paidentfikuar. Të tre kanë konsumuar verë të bardhë, sushi, por edhe puro.
Video besohet se është bërë në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri të Arben Ahmetaj, përpara se SPAK ti drejtohej Kuvendit me një kërkesë për marjen e autorizimit për arrestimin e tij.
Video e marrë nga Gogo.al:
Ndërkohë vera e bardhë, Sushi dhe Puro, shoqërojnë tavolinën. Artan Gaçi, më parë ka qënë deputet i Partisë Socialiste, njëherësh është bashkëshorti i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Deputeti Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.