Megaoperacioni i SPAK/ Vis Martinaj porositi vrasjen e Boriçit. Mes të kërkuarve edhe Prek Kodra, që do vriste Albin Kurtin

28 July 2023, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Megaoperacioni i SPAK/ Vis Martinaj porositi vrasjen e Boriçit. Mes
Vis Martinaj

Detaje të reja dalin nga dosja e hetimit të SPAK ku pas përgjimeve u fundos grupi kriminal dhe u arrestuan ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Gjon Boriçi u vra nga grupi i Bajrave për llogari të Ervis Martinajt, teksa ky i fundit nuk do jepte para për vrasjen e Gjon Boriçit, pasi do vriste si këmbim Kleant Musabelliun.

Oltion Bistri rezulton se ka biseda telefonike me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa ai i ka toleruar këtij të fundit shkelje në biznesin me lojëra fati. Në mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste Albin Kurtin.

Në vitin 2021 qeveria atëherë konfirmoi se ishte parandaluar një tentativë për të vrarë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Atëherë informonte se ka qenë Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ajo e cila ka zbuluar planin për të vrarë Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari kryesor u tha atëherë se ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra.

Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë:

Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.

Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.


Video