Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është arrestuar në plazhin e Durrësit një shqiptar nga Kosova, ky i fundit, 36 vjeç ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në Durrës.
16-vjeçaret kanë njoftuar prindërit e tyre pas ngacmimit nga shqiptari i Kosovës dhe më pas është kontaktuar policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrance 36-vjeçarin, banues në Kosovë, pasi ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mituara 16 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.