EMRAT/ Plagosi me armë gjahu 35-vjeçarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori

28 July 2023, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Plagosi me armë gjahu 35-vjeçarin në Tiranë,

Forcat e rendit kanë shpallur në kërkim shtetasin Dritan Kulla, i cili gjatë ditës së sotme ka plagosur shtetasin Gentjan Nokaj me një armë gjahu.

Polica e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ka identifikuar dhe ka venë një pranga autorit të dyshuar, shtetasit Dritan Kulla, 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj

Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video