EMRAT / Gjashtë kandidatë nga “Foltorja” për Bashkinë e Kukësit, primaret më 27 gusht

23 August 2023, 16:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT / Gjashtë kandidatë nga “Foltorja” për
Mbledhja e PD-së të "Rithemeluar"

Gjashtë kandidatë janë përzgjedhur për të garuar në primaret e Partisë Demokratike të “Foltores” për kandidat të Bashkisë së Kukësit.

Në total kanë qenë 10 kandidatura, por prej tyre vetëm 6 kanë plotësuar formularin. Ata janë: Ardian Elezi, Arif Rexhmati, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

Të gjashtë kandidatët do të përballen në “Primaret” e datës 27 gusht, dhe ai i cili do të marrë mbështetjen e demokratëve të Kukësit, do të garojë për Bashkinë e qytetit.

Njoftimi i “Rithemelimit”:

Primaret e PDSH-së për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht. Dega propozoi 10 kandidatura, 6 kanë plotësuar formularin.

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi:

1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023;

2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në daten 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet proceduriale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për registrimin e zgjedhjeve.

Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Keshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpeitë.

Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zjedhjet vendore të datës 24 Shtator 2023.

Dega ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret.

Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularet 6 kandidatelë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Bashkengjitur përmbledhja e kandidaturave të cilët kanë plotësuar dokumentacionin dhe projekt vendimi i propozuar sot Kryesisë së PDSH-së.

EMRAT / Gjashtë kandidatë nga “Foltorja” për
Kandidatët e Foltores për Kukësin

Video