Shpimet në Shpirag, Rama: U prek rezervë e madhe gazi e nafte, suksesi do jetë kapërcim historik për ekonominë

23 August 2023, 09:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpimet në Shpirag, Rama: U prek rezervë e madhe gazi e nafte, suksesi
Rama në Shpirag

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Shpiragun, ku vijojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës.

Teksa inspektoi zonën ku kryen shpimet për nxjerrjen e naftës, Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe tashmë sipas kreut të qeverisë është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë.

Kryeministri shpjegon se po përgatitet testi vendimtar dhe thekson se nëse do ketë sukses do jetë një kapërcim historik për ekonominë e vendit.

“MIRËMËNGJESI dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë, Rama mori edhe një dhuratë të veçantë, nga përfaqësuesit e kompanisë Shell. Kryeministri mori dhuratë një kokë sonde, me të cilën janë kryer gërmimet për nxjerrjen e naftës. 


Video