Zjarret masive në Greqi, Rama: E trishtueshme, populli i guximshëm grek meriton solidaritetin tonë

22 August 2023, 18:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarret masive në Greqi, Rama: E trishtueshme, populli i guximshëm
Zjarret në Greqi / Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e tij me popullin grek edhe zjarrfikësit të cilët prej ditës së djeshme janë në luftë me zjarret masive në të gjithë vendin.

Rama thotë se është e trishtueshme të shohësh Greqinë që vuan vazhdimisht nga zjarret.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shprehet Rama.

Zjarret në Greqi kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur edhe dhjetra shtëpi, ndërsa në një zonë pyjore u gjetën të djegur për së gjallu trupat e 18 emigrantëve.


Video