Ministria e Jashtme greke: Vendimi i gjykatës për Belerin, në kundërshtim me ligjet e së drejtës europiane

21 August 2023, 18:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria e Jashtme greke: Vendimi i gjykatës për Belerin, në
Ministria e Jashtme greke

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale të Shqipërisë, që la sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Në reagimin e ministrisë së Jashtme greke thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve.

Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e ministrisë greke.


Video