Partia Demokratike kërkon të përfaqësohet me dy anëtarë në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor në Kukës.
PD ka ankimuar sot vendimin e KQZ-së duke pretenduar se në bazë të rezultatit të fundit në zgjedhjet vendore të 14 majit, është renditur parti e tretë dhe si rrjedhojë i takon të përfaqësohet me dy anëtarë, dhe jo një siç ka vendosur KQZ.
Ditët e fundit është përfolur se për kandidatin për kryetar Bashkie në Kukës, PD e Bashës dhe grupimi i Berishës po negociojnë për një kandidat të përbashkët, megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Zgjedhjet në Kukës përsëriten pas shkarkimit të Safet Gjicit, i cili ishte protagonist i një video skandali seksual në zyrën e Bashkisë të saporifituar prej tij.
Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina ka akuzuar pak më parë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi padrejtësisht ka caktuar dy anëtarë nga Partia e Lirisë.
“Kodi Zgjedhor përcakton qartë se anëtarët e KZAZ, ndahen mes shumicës parlamentare me opozitën parlamentare. Por Komisioneri ka caktuar që në KZAZ-në e Kukësit, 2 anëtarë do të jenë nga PL (LSI) e cila ka nxjerrë 4 deputetë dhe 1 anëtar do të jetë nga PD që ka nxjerrë 59 deputetë”, u shpreh Karabina.
Ankimimi i PD: