Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, që kërkonte të përfaqësohej me dy komisionerë në zgjedhjet e parakohshme të Kukësit.
KAS ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Celibashit dhe kështu PD do të ketë 1 komisioner në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kukësit, ndërsa Partia e Lirisë do të ketë 2 komisionerë.
Zgjedhjet në Kukës do të mbahen në 24 shtator të këtij viti, pas shkarkimit të kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u bë protagonist i një videoskandali seksual në zyrën e bashkisë së qytetit vetëm pak ditë pasi ishte rizgjedhur.
Partitë politike nuk kanë zgjedhur ende kandidatët për garën e Kukësit.