Mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit, Basha uron Trump: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona

20 Janar 2025, 21:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është ndër politikanët e parë që ka uruar presidentin e SHBA, Donald Trump për detyrën.

Basha, i cili ndodhet në SHBA ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit ka përcjellë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.

Urimi i plotë i Bashës:

Urime të përzemërta Presidentit Donald J. Trump

Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!

Video