Presidenti Bajram Begaj uron Donald Trump: Krenarë për aleancën dhe miqësinë me SHBA

20 Janar 2025, 20:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump / Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Donald Trump për marrjen e detyrës si president i 47-të i SHBA-së.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj vlerëson aleancën dhe miqësinë e Shqipërisë me SHBA dhe shprehet se vendi ynë mbetet i “përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”.

Mesazhi i presidentit Begaj:

Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.

Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone.

Video