Monika Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e Lartë!

20 January 2025, 15:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e Lartë!
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs.

Kryemadhi ka kundërshtuar masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur nga Apeli i GJKKO. Deputetja akuzohet për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.



Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për të njëjtat vepra penale si Kryemadhi.

Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos). Ema Çoku është lënë po ashtu në “detyrim paraqitje”.


Video