KQZ i hap rrugë pjesëmarrjes së ambasadorit Bushati në inagurimin e Trump

18 January 2025, 17:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ i hap rrugë pjesëmarrjes së ambasadorit Bushati në
Ambasadori shqiptar në SHBA Ervin Bushati

Ditën e sotme në media u raportua se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e kishte lejuar ambasadorin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati të merrte pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.

Kjo pasi Ministria e Jashtme kishte raportuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e ambasadorit, sipas detyrimit që kanë institucionet për të spostuar çdo aktivitet në periudhë parazgjedhore 11 janar-11 maj.

Ndaj, aktiviteti i ambasadorit Bushati, ishte kapur automatikisht nga sistemi "online" i KQZ-së si shkelje.

Por më pas ka qenë Komisioneri Celibashi ai i cili ka ndërhyrë duke i dhënë zgjidhje këtij ngërçi.

“Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj. Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar”, thuhet në njoftimin e KQZ.


Video