Meta kërcënon Ramën dhe Bashën: Do ua fus ligjet për ‘despiunizimin’ atje ku u shijojnë

26 October 2022, 12:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta kërcënon Ramën dhe Bashën: Do ua fus ligjet për
Kreu i PL, Ilir Meta

I ashpër ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kur u pyet sot për mundësinë e largimit nga politika pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë.

Ai kërcënoi Kryeminsitrin Rama dhe Lulzim Bashën, të ciliët i quajti 'Musolini dhe dashnorja e tij Klareta', duke thënë se do të përfundojnë si këta të dy. Musolini dhe Klareta u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin  Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë (...) O Edi Rama o Lepurush.

Të ishe bashkëpunëtor ti e di shumë mirë si duhet të ishe. Mos merr mendtë e A. H që do të përfundojnë edhe më keq se Klareta. Ti duhet të vish në çdo studio që do dhe do të marrësh edhe atë punonjësin e ish-sigurimit të shtetit, më të gjitha gjeneralitetit e tij, dhe pastaj ti i dashur mund të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta.

 O djali i Kristaq Ramës, ne do të shporrim me poezinë e Havzi Nelës, me poezinë ‘Liri a vdekje’”, iu drejtua Meta Kryeministrit.


Video